
Gruaja e këngëtarit të njohur, Blero Muharremit, Afrona Dika është ndër femrat më të komentuara në mediat rozë shqiptare.
Ajo është shumë e ndjekur dhe aktive në rrjetin social Instagram, ku publikon fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Së fundmi Afrona nga ndjekësit e saj ka pranuar pyetje të shumta se a është shtatzënë.
Me imazhin e fundit të publikuar në Instagram modelja ka treguar se nuk është shtatzënë por thjesht ka shtuar disa kilogramë.
“Nuk jam shtatzënë, thjesht kam disa kilogramë më shumë”, ka shkruar Afrona poshtë fotografisë së publikuar në Instagram.

