
Milan do të luaj ndeshjen e ardhës në Serie A kundër Genoas.
Asmir Begovic mund të startojë nër ndeshjen e Milanit kundër Genoas, pasi Gianluigi Donnarumma nuk u stërvit fare, sipas “Sky Sports Italia”.
Portali i njohur raportoi se italiani mund të mbetet jashtë ndeshjes së ligës këtë fundjavë.

Kjo do t’i japë mundësi Begovicit të startojë në ndeshjen, e cila pritet të zhvillohet nga ora 12:30 të dielën dhe ky do të jetë starti i parë i boshnjakut për “Rossonerët”.
Ish-portieri i Bournemouthit u inkuadrua për ta zëvendësuar të lënduarin Donnarumma gjatë barazimit 1-1 me Fiorentinën më 22 shkurt, por nuk arriti ta mbajë portën të paprekur në debutimin e tij.