
Këtë të diele do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë.
LDK ka arritur marrëveshjen e dytë për zgjedhjet për kryetar të Komunës në Podujevë.
Këtë e ka konfirmuar nëpërmjet një postimi në Facebook ish-kryetari i Podujevës, tani kryetar i degës dhe ministër i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.
Ai ka thënë se Partia e Drejtësisë me të gjitha strukturat do të mbështesë kandidatin e LDK-së për kryetar të Podujevës.
“Me kryetarin e Partisë së Drejtësisë në Podujevë, zotin Esat Ejupi, sot rikonfirmuam marrëveshjen e bashkëpunimit, sipas së cilës kjo parti, me të gjitha strukturat dhe anëtarësinë e saj do ta mbështesë kandidatin e LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës, zotin Nexhmi Rudari”, ka thënë kryetari i degës, Agim Veliu.