Hoti takohet me shefen e UNDP-së, e njofton atë me prioritetet e Qeverisë

17:46 | 05 Mars 2020

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti është takuar sot me shefen e UNDP-së, Maria Suokko.

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, ka takuar sot përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko.

Siç bëhet e ditur në njoftim, gjatë këtij takimi, Hoti e ka falënderuar këtë organizatë, e cila sipas tij, ka kontribuar në vazhdimësi në qeverisjen e mirë, transparencën, fuqizimin e rendit dhe ligjit dhe në aspekte të tjera të rëndësishme për mirëqenien e qytetarëve të shtetit të Kosovës, shkruan lajmi.

Ndërkaq, Maria Suokko, udhëheqëse e Programit për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, ka shprehur përkrahjen e mëtejmë të UNDP-së për proceset zhvillimore në Kosovë në përputhje me aspiratat e saj për integrim evropian.

Komento: