Erzen Vraniqi: Grenell është më i ashpër në twitter sesa në takimet më të

09:38 | 06 Mars 2020

Këshilltari i Kurtit: Grenell është më i ashpër në twitter sesa në takimet më të.

I deleguari Special i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, të enjten mbrëma ka demantuar deklaratën e zyrës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në të cilën thuhej se ai është marrë vesh në një bisedë telefonike me Grenellin që ndihma nga SHBA-ja nuk do të ndalet dhe se bashkëpunimi do të vazhdojë. Por, mëngjesin e së premtes Kurtit në krah i ka dalë këshilltari i tij politik, Erzen Vraniqi.

Vraniqi, në një status ka deklaruar se tweet-et e Grenellit janë më të ashpra sesa takimet e bisedat me të.

“Mund ta kem gabim, por përshtypja ime është se tweet-at e Ambasadorit Grenell ngjajnë më të ashpër sesa takimet e bisedat me të. Kryeministri Albin Kurti ka shprehur qëndrimin e tij të qartë e të saktë për heqjen graduale të tarifës 100%, dhe vendosjen graduale të reciprocitetit. Ambasadorit Grenell kjo nuk i ka pëlqyer duke e quajtur gjysëm-masë. Por kryeministri Albin Kurti ka zgjedhur rrugën më të mirë e më të dobishme për Kosovën me propozimin e tij”, ka deklaruar Vraniqi.

Ai tha se “më shumë po keqpërdoret Ambasadori Grenell për luftën e brendshme politike në Kosovë nga ata që i humbën zgjedhjet dhe tash u janë cenuar interesat nga vendimet e Qeverisë, sidomos nga shkarkimet e bordeve të korruptuara të disa ndërmarrjeve publike”, ka deklaruar Vraniqi.

Komento: