
Miratohet programi i Qeverisë “Kurti”.
Në mbledhjen e Qeverisë së sotme është votuar për programin e Qeverisë “Kurti”.
Pas miratimit të vendimit, kryeministri Kurti i ka thënë sekretarit Fitim Krasniqit, që të sjellë deri të premten e ardhshme planin e punës së Qeverisë 2020-2023, në Kuvend.
“Programi qeverisës duhet të pasohet me planin e punës ku do të kemi një mori masash dhe afatet kohore për taksën. Kjo paraqet bazën e legjislacionin e ri që do të sjellët në Kuvend”, ka thënë ai.