Vjosa Osmani priti në homologin e saj nga Maqedonia e Veriut, Talat Xhaferin

16:34 | 06 Mars 2020

Vjosa Osmani priti në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani priti në takim kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Në takim u diskutua mundësia e bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve në sferën e shkëmbimit të përvojave parlamentare, proceset integruese dhe në nismat rajonale.

Një shkëmbim i tillë i përvojave u vlerësua me një interes të veçantë edhe për shkak të afërsisë gjeografike.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se zyrtarizmi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO i kontribuon paqes dhe stabilitetit të sigurisë në rajonin tonë.

Komento: