Konjufca reagon pas vendimit të Serbisë për Nezir Mehmetajn

23:22 | 06 Mars 2020

Glauk Konjufca ka reaguar pas vendimit të Serbisë për Nezir Mehmetajn.

Të prangosurit nga autoritetet serbe, Nezir Mehmetaj, i është vazhduar ndalimin.

Ministri i Jahtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Bashkimi Evropian që ta marrin masa në mënyrë që Serbia të reflektojë.

“Autoritetet serbe ia kanë vazhduar ndalimin kosovarit Nezir Mehmetaj i cili ishte prangosur në Merdare derisa po kalonte kufirin në janarin e vitit 2020”, shkruan Konjufca në Twitter.

“Ministria e Jashtme e Kosovës thërret partnerët ndërkombëtarë, SHBA’në dhe BE’në që të kërkojnë nga Serbia ta ndalë këtë praktikë”, ka thënë Konjufca.
Kjo praktikë e autoriteteve serbe është në kundërshtim edhe me Marrëveshjen e Brukselit.

Nezir Mehmetaj është prangosur nën dyshimet për krime të luftës, e ku më pas i ishte caktuar masa e ndalimit prej 30 ditësh.

Komento: