
Një aksident me të lënduar ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, në fshatin Shkabaj.
Në aksident janë të përfshira tri automjete dhe ka të lënduar, njofton Klan Kosova.
Rastin për klankosova e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Bajram Krasniqi.

“Sot rreth orës 09:20 në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, në fshatin Shkabaj, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, Në aksident janë të përfshira tri automjete. Të lënduarit janë dërguar në QKUK-ë. Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë e trafikut dhe të SP Obiliq”.
