
AC Milan është i lidhur ngushtë me transferimin e Ralf Rangnick. Mirëpo ardhja e trajnerit gjerman pritet të jetë me e vështirë sesa mendohej.
Corriere Dello Sport raporton sot se Rangnick është ‘tunduar’ nga një e ardhme e mundshme në Premier League, duke e bërë ardhjen e tij në Milano më pak të sigurt se sa është raportuar, përcjell ORAinfo.

Trajneri gjerman po kërkohet edhe nga ekipet të mëdha angleze duke e vë në pikëpytje transferimin e tij në ‘San Siro’.
Kjo, natyrisht, do të jetë vendimtare për Stefano Pioli.
Nëse ish shefi i RB Leipzig vendos për tu transferuar në Angli, atëherë shanset e Pioli për të qëndruar në Milan rriten.
Nga ana tjetër, edhe drejtori Ivan Gazidis vlerëson punën që ka bërë deri më tani Pioli të Milan.

Përveç marrjes së rezultateve në fushë, ai i ka dhënë skuadrës një shpirt dhe një strukturë mjaft të qartë taktike.
Nëse ai arrin ta përfundojë sezonin në një shënim pozitiv, atëherë një konfirmim është më se i mundur. /ORAinfo/