Aksident mes tri veturave në Fushë Kosovë, tre të lënduar

13:44 | 07 Mars 2020

Aksidentohen tri vetura në Fushë kosovë.

Sot gjatë ditës, saktësisht rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë ndodhur një aksident trafiku mes tri veturave ku kanë mbetur të lënduar tre persona.

Aksidenti për Indeksonline e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

”Sot më 7 mars 2020, në ora 12:00, në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes tri veturave, si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona”, ka thënë Bajrami.

Komento: