Bomba e mbrëmjes: Aubameyang në verë i bashkohet gjigantit nga Serie A

00:06 | 08 Mars 2020

Pierre-Emerick Aubameyang është një nga emrat në listën e Beppe Marotta, i cili tashmë po mendon për Interin e sezonit të ardhshëm.

Që nga arritja e tij në klub, Marotta ka bërë gjëra të mëdha, dhe goditja tjetër për Antonio Conte mund të jetë sulmuesi Gabones, i cili nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga Arsenali në fund të sezonit, raporton calciomercato, përcjell ORAinfo.

Situata është delikate. Sulmuesi, i cili u rrit në Milano, do të dalë jashtë kontratës në vitin 2021 dhe rinovimi lidhet me dy gjëra të caktuara: një pagë shumë të lartë dhe kualifikim në Ligën e Kampionëve të ardhshëm.

Aktualisht, Topçinjtë janë tetë pikë nga vendi i katër që e dërgon Arsenalin në Ligën e Kampionëve.

Një kthim në Itali për Aubameyang, me pak fjalë, është një mundësi, e cila mund të bëhet realitet në verë. /ORAinfo/

Komento: