
Reperi i njohur kosovare, Mc Kresha së shpejti do të bëhet baba.
Ai vitin qe e kaluar i dha fund beqarisë duke u martuar me Erzina Shehun.
Sa i përket jetës private të dy janë shumë të rezervuar por në media tashmë është bërë e ditur se ajo është shtatzënë dhe se çifti do të bëhen me një vajzë.
Erzina po e shijon pritjen e ëmbël dhe po qarkullojnë disa fotografi ku ajo ka treguar barkun e rrumbullakosur.

