
Milan ka shkarkuar dje edhe zyrtarisht Zvonimir Boban nga posti i drejtorit teknik.
Shkarkimi i tij erdhi pas deklaratave të tij kundër drejtorit Ivan Gazidis, i cili sipas Boban prapa shpinës së tyre kishte bërë marrëeshje me trajnerin gjerman Ralf Rangnick për ta marrë drejtimin e Milanit në këtë verë, përcjell ORAinfo.
Megjithëse klubi mendonte se intervista e tij dhënë medieve italiane ishte e mjaftueshme për të garantuar shkarkimin, Boban sqaroi se ishte “ligjërisht i përsosur”.

Duke folur për Il Giornale pas shkarkimit, Boban ka goditur keq klubin e Milanit.
Ai e ka krahasuar atë me regjimin në Korenë e Veriut.
“Intervista ime është juridikisht e përsosur, dhe erdhi pas kaq shumë pyetjeve të sqarimeve të brendshme që u injoruan menjëherë. Nuk e dija se ishim në Korenë e Veriut”, ka thënë Boban.
Ai ka folur edhe për Ralf Rangnick.
“Ata e siguruan atë në dhjetor pa na thënë neve asgjë”, ka thënë Boban.
Mbetet për tu parë nëse do të ketë një përgjigje zyrtare për këtë nga klubi, pasi pretendimet e Boban janë mjaft të rënda për një klub siç është Milan. /ORAinfo/