Nuk është Juventus, Icardi po i bashkohet gjigantit tjetër nga Serie A

20:16 | 08 Mars 2020

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis po shqyrton mundësinë që të bëjë një ofertë në verë për sulmuesin argjentinas Mauro Icardi, shkruajnë mediumet italiane të dielën.

Icardi është i huazuar te Paris Saint-Germaini nga Interi dhe klubi francez ka opsionin për të bërë transferimin e plotë në verë. Mirëpo, Napoli është futur në garë për Icardin.

Icardi 27-vjeçar këtë stinor ka shënuar 20 gola dhe asistuar katër tjerë në 31 ndeshje në të gjitha garat.

Komento: