
Krasniqi-Goodman thotë se duhet të kenë turp ata që ende i stigmatizojnë vikt.imat e dhu,nës sek.suale
Vasfije Krasniqi-Goodman në fjalën e saj drejtuar deputetëve të Kuvendit, ka thënë se edhe nga foltorja e Kuvendit ka pasur deklarata të cilat i kanë lënduar vikt.imat e dhu,nës sk.suale.
Ajo tutje ka shtuar se këto vik.tima ende stigmatizohen në Kosovë.
“Është nder dhe emocion i jashtëzakonshëm për mua që të jem këtu në institucionin më të lart të Kosovës. Tashmë ju e dini që kam pas rastin të flas në vende të ndryshme të botës por asnjëherë nuk jam ndier si po ndihem sot në Kosovë. Ndihem mirë kur e di që ka anëtarë që përkrahin, e burra që i mbrojnë e përkrahin vikt.imat e dhu,nës sek.suale, por ndihem keq kur e di që ka anëtarë që nuk i mbrojnë e përkrahin. Edhe prej kësaj foltore kanë dalë fjalë që na kanë lënduar neve vikt.imave shumë. Vendi jonë, shoqëria jonë neve na stigmatizon”, ka thënë ajo.
Krasniqi-Goodman ka thënë se duhet t’iu vije turp të gjithë atyre që po stigmatizojnë vikt.imat e dhu,nës sek.suale.
Ajo ka bërë thirrje që të ndryshohet kjo praktikë dhe vikt.imat të marrin trajtimin e merituar.
Ajo ka thënë që krimet e luftës dhe dënimet ndaj kri.minelëve duhet të merren më seriozisht.
“Ku ishit ju kur iu dhu.nua gruaja, e ku e morët guximin me e lënë atë grua, ku ishin djemtë që e lanë atë nënë? Ku ishit ju, kur u dhu.nua Jeta 7 vjeçare? E tash ju çfarë po bëni? Duhet me i ardh turp të gjithë shoqërisë kosovare që po na stigmatizoni. Ne po duam mbrojtje, me na përkrahë e mbështetë se çka na ka ndodh neve ka qenë kr.im i luftës, e ju nuk keni qenë aty me na mbrojt”, ka thënë ajo.