S’ka koronavirus në Kosovë, ministri Vitia kërkon 10 milionë euro për tu ballafaquar me rastin

15:43 | 09 Mars 2020

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha sot se në Kosovë nuk është regjistruar ende asnjë rast i coronavirusit.

Në një konferencë për shty, Vitia tha se Ministria e Shëndetësisë i ka marrë masat për t’u përballur meVitia që kryeson Komitetin për Koordinimin dhe Vlerësimin e Situatës për Coronavirusin tha se pesë raste janë duke u testuar në Kosovë“Deri tash nuk ka asnjë rast të konfirmuar të coronavirusit”, tha Vitia.

Ministri së bashku me Komitetin Koordinues dhe Vlerësues për situatën epidemiologjike për Coronavirus, kanë përpiluar një plan të veprimit me atë së cilit kërkohen 10 milionë e 13 mijë e 253 euro, në mënyrë që institucionet e vendit të ballafaqohen në rast të shpërthimit të epidemisë.

Vitia tutje ka theksuar se plani është i detajuar dhe përfshinë të gjitha fazat e veprimin në lidhje me ballafaqimin me këtë situatë e krejt në fund parashihet edhe mbyllja e shkollave.

Deri tani janë testuar 37 raste dhe të gjitha kanë rezultuar negative.“Komiteti vendosi për ngritjen në nivel më të lartë të gatishmërisë për coronavirusin dhe Kryeministrit të vendit do t’i prezantohet kërkesa e Komitetit që ta ngrisë shkallën e gatishmërisë në nivel të Këshillit të Sigurisë së Kosovës”, tha ministri Vitia.

MSH ka përgatitur planin e veprimit ndërsa hapat e tjerë tha se do të jenë në raport me zhvillimet që do të jenë në teren.

Komento: