
Lionel Messi bëri një reagim epik pasi pa planin e Sociedad për t’ia bllokuar gjuajtjen e lirë.
Real Sociedad ka befasuar Lionel Messin.
Messi, një nga ekzekutuesit më të mirë të gjuajtjeve të lira në botën e futbollit së fundmi, ka hasur në një rezistencë kundër Real Sociedad.
Sociedad kishin organizuar një plan interesant për të ndalur gjuajtjet e lira të Messi, duke u mbrojtu me 11 lojtarë.
2 mbrojtës dhe portieri qëndronin në portë, kurse zona e 16 metërshit bllokohej nga lojtarët e tjerë.
Një pamje nga një kënd interesant është zbuluar, ku shihet reagimi i argjentinasit, i cili shfaq një lloj habie kur sheh skemën e Sociedad.
Këtë e tregon mimika e fytyrës së tij, të cilën mund ta shihni në videon më poshtë.
