Albin Kurti flet për Vasfije Krasniqin, thotë se kemi këtë detyrim ndaj saj

20:38 | 09 Mars 2020

Albin Kurti ka folur për Vasfije Krasniqin e cila sot përfloti të gjithë me fjalimin e saj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se asnjë krimi’nel nuk është vënë para drejtësisë për kr’ime të luftës që janë kryer në Kosovë.

Teksa i drejtohet lexuesve në rrjetin social Tëitter, Kurti ka thënë se ne e dimë kush ishte agresoi dhe i dimë viktimat.

“Shumë gra dhe burra janë dhun’uar nga forcat serbe gjatë luftës”, ka shkuar ai.

“Ne e dimë kush ishte agresori dhe i dimë kush janë viktimat, por ende asnjë kryes i veprave nuk ka dalur para drejtësisë”, shton ai.

Tutje, ai ka folur për fjalimin e të mbijetuarës së dhu’nës seksu’ale, Vasfije Krasniqi-Goodman, para deputetëve të Republikës së Kosovës.

“Sot Vasfije Krasniqi-Goodman na bëri të gjithëve të qajmë; ne duhet që të i sjellim asaj, dhe të gjithë viktimave të luftës, drejtësi”, shkruan ai.

Komento: