
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bartur fëmijët me veturë zyrtare.
Albulena Haxhiu, në bazë të disa fotografive të publikuara nga Anëtari i Kryesisë së PDK-së në Pejë, Arton Muhaxheri shihet se veturën zyrtare e përdor edhe për t’i bartur fëmijët e saj.
Muhaxheri ka thënë se kur VV ishte në opozitë publikja ishte e shoqërisë, por tani që janë në pushtet mund të jetë edhe private.
“Kur VV ishte ne opozite publikja ishte e shoqërisë, tash kur VV është në pushtet publikja mund te jetë edhe private.
Kjo është Albulena Haxhiu që e shfrytëzon privatisht veturen zyrtare”, ka shkruar ai në FB.
Kujtojmë që, Haxhiu dhe partia e saj Vetëvendosje, vazhdimishti kishin akuzuar qeveritë e kaluara për veprime të tilla.

