Kryeministri emëron Yll Rugovën, zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

21:56 | 09 Mars 2020

Kryeministri i Kosovës ka emëruar Yll Rugovën, zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Në njoftimin e qeverisë, thuhet se Yll Rugova, u lind më 1984 në Prishtinë, ai ka mbaruar studimet bazike dhe ato të masterit për Dizajn Grafik në Fakultetin e Arteve, Universiteti i Prishtinës.

“Ka qenë Drejtor i Kulturës në Komunën e Prishtinës nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në fillim të legjislaturës së fundit. Themelues i hapësirës ekspozuese për artet pamore “Motrat” në Prishtinë, ndërkohë që ka ushtruar veprimtarinë profesionale kreative edhe përmes grupit të dizajnit “Tembelat”. Shquhet si aktivist i shoqërisë civile, i angazhuar në protesta dhe aktivitetet tjera politike”, thuhet tutje në njoftim.

Komento: