Çështja e pagave mbetet temë shumë e përfolur.
Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit Ramush Haradinaj, që tha se ka kërkuar t’i zbritet paga.
Deputetja e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit Ramush Haradinaj, që tha se ka kërkuar t’i zbritet paga. Bajrami, ka thënë se me Draft-Ligjin që deputetët kanë marrë nga Qeveria, nuk i zbritet paga askujt.
Ka bashkëngjitur për këtë si dëshmi, edhe Nenin 27 të këtij Draft-Ligji, pjesë e Kapitullit XI, transmeton lajmi.net.
Ky është postimi i plotë në Facebook:
Greve ne arsim, greve ne shëndetësi, greve ne Trepçe, greve ne administrate.
Krejt sektori publik ne greve.
– Kush po punon?
– Sektori privat.
– Kush po e mbushe arken e shtetit?
– Tatimet dhe taksat nga sektori privat (Qeveria ka rrite numrin e inspektoreve).
– A ka greve ne sektorin privat?
– Jo
“Keshtu lulezon ekonomia”
Te nderuar greviste,
Asnjehere nuk kam perkrahe ngritjen e pagave qe nuk eshte bazuar ne rritjen ekonomike, i takoj partise e cila kete çeshtje e ka rregullu me Ligj, megjithate keto dite jam me juve, sepse e di pse keni hy ne greve. Te gjitha keto greva origjinen e kane te dyfishimi i pagave ne Kabinetin Qeveritar dhe draft Ligji per Pagat qe i betonon ato tutje.
Ju bej thirrje qe te mos dorezoheni! Nese pagat e juaja nuk ngriten atehere le te zbriten pagat e politikaneve.
Me draft Ligjin qe ka ardhe nga Qeveria ne Kuvend, nuk i zbritet paga askujt dhe per kete ja ku i keni deshmite: