Edhe këshilltari i Trumpit godet Kosovën: Shpërndan lajmin për tërheqjne e trupave amerikane

13:25 | 10 Mars 2020

Njeriu kryesor i Sigurisë Amerikane godet po ashtu Kosovën: Shpërndahet më tej lajmi për tërheqjen e trupave nga Kosova.

Këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien ka shpërndarë qëndrimin e senatorit amerikan David Perdue, i cili propozon rishqyrtim të pranisë ushtarake në Kosovë në rast se nuk hiqet taksa ndaj Serbisë.

David Perdue, ka thënë se SHBA-ja duhet të rishqyrtojë praninë ushtarake në Kosovë në rast se nuk hiqet taksa dhe nëse Kosova nuk tregon përkushtim të plot për paqe me Serbinë.

“Për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Tani, me progresin e bërë historik, Kosova duhet të bëjë pjesën e vet dhe të shfuqizojë të gjitha detyrat e vendosura ndaj Serbisë. Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqe, atëherë SHBA-ja duhet të rishqyrtojë praninë e saj atje”, ka shkruar senatori amerikan në twitter.

Me qëndrimin e tij, është pajtuar edhe emisari i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili e ka shpërndarë në twitter propozimin e senatorit.

Komento: