Qeveria ndan 1 milion euro për ta mbrojtur Kosovën në arbitrazh kundër ‘Icute Creditë’

13:56 | 10 Mars 2020

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj të radhës.

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi në mbledhjen e 6-të të Qeverisë tha se 1 milion euro janë ndarë për Ministrinë e Drejtësisë për ta mbrojtur Kosovën në arbitrazh kundër Icute Credit.

“Kemi trashëguar nga qeveria e kaluar borxh plot 328 milion euro. Si pasoj kjo ndikon ne kryerjen e disa investime. Varësisht nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të na duhet të gjejmë mjete për Ligjin për Paga. Nuk presim rritje ekonomike muajve në vijim. Pritet një stabilitet. Te hyrat totale pritet të jenë mbi 2 miliard. I bie që ka pasur Rritje për 7 % apo 131 milion euro në total më shumë. Të hyrat buxhetore 12.7 % ma shume se buxheti i realizuar ne vitin 2019. Sa i përket pagave ka një rritje modeste. Kemi ndarë 1 milion për Ministrinë e Drejtësisë e cila do ta mbrojë Kosovën në arbitrazh kundër Icute Credit. Te gjendet një rruge tjetër e tenderimit”, u shpreh Bislimi.

Në këtë mbledhje është miratuar edhe projektligji për ndarjen buxhetore për vitin 2020.

Komento: