
Juventusi dhe Atletico Madridi po luftojnë për transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Ivan Rakitiq, shkruan “TV3” të martën.
Rakitiq nuk po ka hapësirë të mjaftueshme te Barcelona. Kontrata e tij me skuadrën nga Katalonja skadon në verën e vitit 2021.

Këtë edicion Rakitiq ka luajtur 31 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka katër asistime.
Juventusi po mendon të ofrojë Douglas Costan në shkëmbim për Rakitiqin.