Learta Jakupi është padyshim një ndër emrat më të përfolur në publikun e medieve rozë.
Reja e Shyhrete Behlulit është shumë e komentuar sidomos për paraqitjet e saj plot stil, përcjell ORAinfo.
Ndonëse është shumë e përkushtuar në profesion e në familje, Learta është shumë aktive edhe me postime në rrjete sociale.
Në kohen kur të gjithë po frikësohen të lëvizin nëpër Evropë, ajo sot shfaqet duke u kthyer nga Zvicëra në Kosovë.
E shoqëruar nga djali i saj, Matini, Learta shfaqet e lumtur që po kthehet në vendlindje pasi e vizitoi nënën e saj për 8 mars.
Kjo video tregon se Learta nuk ka aspaka frikë nga koronavirusi i cili është duke u përhapur me të madhe në vendet e Evripës dhe të Ballkanit. /ORAinfo/