Ahmeti pyet Kurtin: A do të durosh presionin për tërheqjen e trupave, apo do ta heqësh taksën

15:13 | 10 Mars 2020

Ahmeti: Tash Kurti të na tregojë a do të durojë presionin për tërheqjen e trupave apo do ta heqë taksën.

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që të mos testojë gatishmërinë e qeverisë amerikane, pas kërcënimit për heqjen e trupave nga vendi.

Ahmeti përmes një shkrimi të bërë në Twitter ka thënë se Kurti nuk duhet që t’i dëgjojë këshilltarët e tij, që thonë se ambasadori Richard Grenell është vetëm një ambasador, e se djali i presidentit Donald Trump nuk ka ndonjë pozitë të rëndësishme.

“Kryeministri nuk duhet të dëgjojë këshilltarë që nuk e kanë haberin, e që i thonë se Grenell është veç një ambasador, apo djali i Trumpit nuk ka pozitë etj etj. Kjo ka tejkaluar tash propagandat e portaleve e luftërat tona të brendshme të inateve. Nqs vërtetë mendon se duhet duruar këtë presion të SHBA-ve edhe me kusht të humbjes së donacioneve apo tërheqjes së trupave amerikane, duhet ta thotë këtë hapur në mënyrë që të gjithë të rreshtohen bazuar në qëndrimet”, ka thënë ai.

Kryeministri nuk duhet të dëgjojë këshilltarë që nuk e kanë haberin, e që i thonë se Grenell është vec një ambasador, apo djali i Trumpit nuk ka pozitë etj etj. Kjo ka tejkaluar tash propagandat e portaleve e luftërat tona të brendshme të inateve.

Ahmeti thotë se në qoftë se qeveria do të heq taksën, mirë është që të mos shkohet më tutje.

“Por në qoftë se e ka mendjen me e hjek taksen, mirë është mos me shku më tutje. E dijmë që relacionet tona me Serbinë asnjëherë nuk janë parë me sy të drejtësisë nga shumë akterë ndërkombëtare, dhe kjo më se paku është faji i kësaj qeverie. Por nuk është mirë me e testu gatishmërinë e kësaj qeverie amerikane për me marr vendime të prera e të papritura. Marrëdhëniet ndërkombëtare nuk janë të bazuara në drejtësi, por në interesa. Duhet kuptuar edhe interesat e të tjerëve, për ti mbrojtur më mirë ato tonat”, ka shkruar ai.

Komento: