Man Utd ofron 80 milionë euro për yllin e madh

18:24 | 10 Mars 2020

“Djajtë e Kuq” po shprehin interesim të madh për mesfushorin e Aston Villës

Manchester United është i vendosur për ta transferuar futbollistin e Aston Villës, Jack Grealish.

Për këtë është i bindur mediumi britanik “The Mirror”, përcjell Express.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm t’i paguajnë 80 milionë euro për mesfushorin ofanziv.

Klubi nga “Old Traffordi” është i interesuar qe një kohë për futbollistin anglez.

24 vjeçari po shkëlqen në Premierligë dhe kjo ka bërë që të bie në sy të Unitedit.

Klubi anglez po planifikon të bëjë përforcime të mëdha gjatë verës që vjen.

Komento: