
Italia është tani në një gjendje alarmante për shkak të përhapjes së madhe të koronavirusit.
Federata e Futbollit e Italisë (FIGC) ka njoftuar pas një takimi të martën se sezonin në Serie A mund të mos përfundojë fare, për shkak të shpërthimit të sëmundjes ngjitëse, koronavirus.
Dje u konfirmuar se asnjë ndeshje e Serie A nuk do të zhvillohej deri më 3 prill, pas dekretit të qeverisë së vendit për ta futur tërë vendin në karantinë, transmeton Express.
Por, pas mbledhjes së sotme të shtëpisë së futbollit italian, është vendosur që sezoni aktual mund të mos përfundojë fare.
Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina, i ka dhënë tri opsione se çfarë duhet të ndodhë nëse sezoni nuk mund të përfundohet.
Zhvillimi i një faze play-off, Italia të mos ketë fare kampion për sezonin 2019/20, apo deklarimi i renditjes aktuale tabelore si përfundimtare.
Play-off do të mbahej për të vendosur se kush shpallet kampion dhe tri klube të bien në Serie B.
Por nëse fituesi i titullit shpallet bazuar në renditjen aktuale, atëherë Juventusi do të bëhej kampion për herë të nëntë radhazi, sepse e ka një pikë më shumë se Lazio pas fitores ndaj ekipit të renditur në vendin e tretë, Interit, 2:0 të dielën.