Ndeshjet luhet pa tifozë prej frikës nga koronavirusi, por ja kush lejohet brenda

20:16 | 10 Mars 2020

Frika nga koronavirusi kanë bërë që shumë prej ndeshjeve të luhen pa tifozë.

Futbolli evropian është goditur nga anulimet e shumta të ndeshjeve, dhe ato që nuk janë anuluar, do të luhen pa tifozë.

E tillë është edhe situata në Ligën e Kampionëve.

UEFA ka vendosur të mos e pezullojë Ligën e Kampionëve, por ka mbyllur stadiumet për tifozët.

Por kush ka të drejtë të jetë në stadium, kur ajo luhet pa tifozë?

Sipas rregullores së UEFA-s, në stadium mund të futen:

Lojtarët dhe stafi

Gjyqtarët

Stafi teknik

Drejtorët e klubeve, presidentët, delegatët e tjerë

Zjarrfikësit, ambulanca, sigurimi

Gazetarët dhe fotografët

Televizioni që transmeton ndeshjen

Komento: