
Amir Rrahmani ka dhënë disa këshilla se si duhet mposhtur koronavirusi.
Ambasada e Italisë në Kosovë ka përzgjedhur kapitenin Amir Rrahmani për të dërguar një mesazh në kohën kur Evropa po përballet me përhapjen e madhe të koronavirusit.
Italia është shteti më i prekur nga ky virus, i cili është shndërruar në një kërcënim serioz.
Rrahmani që luan për Hellas Veronan në Serie A, ka dhënë disa këshilla se si duhet të mbrojtur nga ky virus.