Raportet e Kosovës me Amerikën, studentët bëjnë këtë veprim para ndërtesës së Qeverisë

22:03 | 10 Mars 2020

Studentët kanë vendosur flamujt e SHBA-së para ndërtesës së Qeverisë.

Studentët e universitetit të Prishtinës para qeverisë së Kosovës kanë mbajtur aksion simbolik lidhur me raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Studentët në rrethojat e objektit të qeverisë kanë vendosur flamuj të ShBA’së.

Zhvillimet e fundit politike kanë bërë që marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA’së të zbehen, teksa kjo e fundit po kërcënon me largimin e trupave nga vendi ynë.

Një senator dhe djali i presidentit kanë bërë deklarata në rrjetin social Twitter për kthimin e trupave.

Mos largimi i taksës nga Qeveria po konsiderohet si arsyeja e ftohjes së marrëdhënieve me amerikanët.

Komento: