
Mjeku kosovar kritikon Qeverinë: Koronavirusi i rrezikshëm, merrni masa të shpejta.
Mjeku kosovar Visar Berisha ka hedhur kritika të forta në drejtim të Qeverisë së Kosovës sa i përket masave parandaluese për sëmundjen që tashmë është shtrirë globalisht, Koronavirusi.
Ai thekson se shtetet e tjera po marrin masa radikale pasi kjo nuk është një epidemi e lehtë.Berisha i ka bërë thirrje Qeverisë të mbyllë shkollat, të mbajë në karantinë të ardhurit nga zonat e prekura si dhe të shtojë radhët e personelit mjekësor.
Postimi i plotë:
Fjalimi i kancelares Merkel dje ne Bundestagun gjerman rreth epidemise me COVID-19 ishte i frikshem. Ajo parashihte nje shtritje totale te virusit ne Gjermani. Sipas saj beteja nuk do jete e lehte.
Ne anen tjeter, Izraeli ka marr nje mase radikale; kushdo qe futet ne Izrael do t`i neshtrohet karantines per 14 dite.
Kurse, grafikonet qe bota akademike e mjekesise kosovare po prezenton sikur krejt kjo eshte nje gripoze rendomte, jane te bukura per ndonje ligjerate plot afsh ne cajtore te Sabitit, por jo ma tutje.
mbyllni shkollat,
cdo kush qe vjen nga regjione te ngjyrosura me te kuqe, te futen ne karantine 14 ditore,
reduktoni administraten dhe
shtoni radhet e personelit mjekesore ne vijen e pare te perballjes.