
Vetëm 28 deputet në sallë, Kuvendi shkon në pauzë.
Edhe pse Kuvendi i Kosovës u parapa të nisë seancën e thirrur nga opozita në orën 15:00, ajo u shty.
Kryeprlamentarja Vjosa Osmani, ka kërkuar pauzë 20 minutëshe për shkak se në sallë, të pranishëm ishin vetëm 28 deputetë.
Kjo seancë është thirrur për shkak të siç ka thënë opozita, “rrezikimit të marrëdhënieve me SHBA-në”.
Partia Demokratike e Kosoëvs ka kërkuar sot një seancë të jashtëzakonshme ku do të diskutohet për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së, kjo pas lajmeve për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova si dhe për ndaljen e investimeve në vend.