
Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është vendosur që të ndërpritet mësimi në të gjitha nivelet deri më 27 mars 2020.
Ky vendim vije pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur Koronavirusin si pandemi, përcjell ORAinfo.

Qeveria ka marrë vendimin për anulimin e organizmit të aktiviteteve publike, klubeve të natës, ngjarjeve sportive, etj… /ORAinfo/
Të gjithë vendimet sa i përket masave mbrojtëse nga koronavirusi:
Ndërprerja e procesit edukativo-mësimor në të gjitha nivelet deri me datën 27 mars 2020
Të lirohet njëri prind nga puna, kjo nuk vlen për punëtorët shëndetësorë dhe ata të sigurisë
Pezullimi përkohshëm i linjave ajrore nga vendet me rrisk të madh dhe të mesëm
Kontrollimi i QKMF- nga të gjitha hyrje daljet e qytetarëve nga zonat epidemike dhe ndërmarrja e masave parandaluese
Karantimi i detyruar për të gjithë qytetarët që hynë nga vendet e rrezikshme nga kjo epidemi
Në rast se personat nuk mund të karantinohen të vendosë4en në karantina të përbashkëta
Aktivitetet publike mund të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut si ngjarjet sportive, tubime, koncerte, konferenca deri në një vendim tjetër
Të ndalohet veprimtaria e restoranteve, klubeve të natës, pishinave pas orës 23:00
Ndalohen pajisjet mjekësore përveç me vendim të qeverisë
Të gjitha ndërmarrjet publike private të bëjnë dezinfektim
Ndërmarrjet publike për transport obligohen të bëjnë dezinfektim
Të ndalohet transporti ndërkombëtare si autobus, minibus me rrezik të lartë.