Molliqaj i bindur se Kurti do të shkarkohet

21:45 | 11 Mars 2020

Dardan Molliqaj është shprehur i bindur se Albin Kurti do të shkarkohet.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka paralajmëruar se kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të shkarkohet shpejt nga posti i tij.

Molliqaj ka thënë se nuk beson se do të zbatohet paralajmërimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për tërheqjen e trupave ushtarake nga Kosova, për shkak të mosheqjes së plotë dhe pa kushte të taksës ndaj Serbisë.

Ai ka thënë se tërheqja e ushtarëve amerikanë nga Kosova nuk do të ndodhë, për shkak se Kurti do të largohet nga udhëheqja e qeverisë së vendit.

“Kurti do të shkarkohet, e them me bindje të thellë”, është shprehur Molliqaj.

Komento: