Kosovarët në panik të madhe, stërmbushin barnatoret e vendit

23:36 | 11 Mars 2020

Barnatoret janë stërmbushur nga qytetarët.

Pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, qytetarët janë kapluar nga paniku.

Pasi pothuajse zbrazën raftet e supermarketeve, tani qytetarët po nguten që të blejnë medikamente.

Sic shihet në këto foto dhjetëra qytetarë ua kan ‘’mësyrë’’ barnatoreve.

Qeveria e vendit tonë miratoi një mori masah parandaluese ndaj virusit COVID-19 që është përhapur në mbi 100 vende në botë. Kosova ende nuk e ka asnjë rast të konfirmuar.

Komento: