Këto janë dyshimet e para: Si u infektuan me koronavirusin Tom Hanks dhe partnerja e tij

13:45 | 12 Mars 2020

Njëri ndër aktorët me të njohur në botë është infektuar me koronavirus.

Disa orë më parë, aktori i famshëm Tom Hanks konfirmoi në llogarinë e tij në Instagram se ai dhe bashkëshortja, Rita Ëilson, ishin infektuar nga Covid-19.

Aktori ka rrëfyer se ata kishin shfaqur simptomat e virusit si lodhje, dhimbje trupi, ethe dhe temperaturë, ndërkohë që janë izoluar dhe do të trajtohen nga mjekët.Sipas dyshimeve të para, çifti e ka marrë koronavirusin një muaj më parë në Australi, teksa qëndronin në hotelin luksoz “Gold Coast`s Oracle”, ku vetëm një natë kushton 1100 euro.

Në të njëjtën periudhë me ta ka qëndruar në hotel edhe një burrë nga Ëuhan-i, i cili rezultoi gjithashtu pozitiv ndaj koronavirusit.

Mendohet se personi në fjalë është shkaku i infektimit të Hanks dhe partneres së tij, megjithatë asgjë nuk është 100% e sigurt.Në Australi, numri i të infektuarve me virusin vdekjeprurës ka shkuar në 120, ndërsa me një situatë të tillë po përballet edhe vendi ynë.

Numri i rasteve pozitive në Shqipëri ka shkuar në 23, përfshirë këtu edhe personin që ndërroi jetë ditën e djeshme në Durrës.

Komento: