
Ralf Rangnick është i gatshëm të heqë dorë nga një rol në AC Milan këtë verë për shkak të shqetësimeve për mjetet financiare të disponueshme për të.
Të mërkurën në mbrëmje, agjenti i Rangnick – aktualisht Shefi i Futbollit për Red Bull – tha se një bashkëpunim midis Milanit dhe klientit të tij nuk është tanë në agjendë.
La Gazzetta dello Sport raporton sot se Rangnick është i gatshëm të tërheq dorë nga kontrata e përgatitura në dhjetor, përcjell ORAinfo.

Gazeta jep një shpjegim edhe mbi atë se pse gjermani ka rënë në mendime për idenë e një aventure të re në Itali.
Problemi nuk është paga ose kompetencat brenda Milanit, por mjetet ekonomike të vëna në dispozicion të trajnerit, në thelb transferimi dhe buxheti i pagave që ai do të kishte në dispozicion për të filluar revolucionin e tij.
Në realitet, kuqezinjtë kanë treguar me herë faktin që nuk është lidhur asnjë lloj kontrate, përkundrazi ata kanë marrë vetëm një marrëveshje gojore e cila nuk përbën asgjë juridikisht.
Kjo i jep hapësirë Rangnick që të mendoj për të ardhmën e tij larg Milanit. /ORAinfo/