Lamtumirë PSG, Icardi në këtë skuadër

18:42 | 12 Mars 2020

Mauro Icardi duket se do ta përfundojë aventurën e tij në PSG.

Pas një krize raportesh me Inter, Icardi kaloi te PSG për këtë sezon, ku po luan si i huazuar.

Paraqitjet e argjentinasit ishin të nivelit të lartë, duke bërë që interesimi për të të mos mungojë. Një nga skuadrat e interesuara për lojtarin është ajo e Juventus.

‘AS’ bën të ditur se agjentja/gruaja e lojtarit po negocion me Juventus, për një transferim të mundshëm, transmeton lajmi.

‘Zonja e vjetër’ është e gatshme të paguajë deri në 65 milionë euro për shërbimet e tij.

Të gjitha indikacionet kthejnë argjentinasin në kampionatin Italian.

Komento: