
Duket se së shpejti ylli i Chelseas do të largohet nga skuadra e tij aktuale.
Futbollisti brazilian është në mes të vazhdimit të kontratës me Chelsean apo transferimit në Arsenal apo Tottenham.
Ëillian nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij.
Futbollisti brazilian është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës me Chelsean.
Por, palët nuk kanë arritur ende marrëveshje për vazhdimin e saj pasi nuk po merren vesh rreth kohëzgjatjes së kontratës.
Ndërkohë, mediumi britanik “Daily Star” shkruan se përfaqësuesi brazilian ka marrë oferta kohëve të fundit.
Atë e duan Arsenali dhe Tottenhami në Angli, të cilët duan ta angazhojnë si transfer të lirë verën që vjen.
Atë e pëlqen edhe Juventusi në Itali dhe Barcelona në Spanjë.
Për të qëndruar në Chelsea, Ëillian e do një kontratë të re trevjeçare.