
Bulliqi ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës është kapluar nga frika.
Kandidati për kryetar të Komunës së Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ka thënë se i ka kapluar frika Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe se akuzat tyre drejtuar Bulliqit, vijnë si rezultat i frikës.
“Frika i ka kapluar njerëzit që janë ardhur vonë në LDK. Veprimet e Isa Mustafës seriozisht e kanë cenuar integritetin territorial të shtetit si për shembull nënshkrimi i asociacionit të Komunave”, është shprehur Bulliqi.
“Akuzat e tyre vijën nga frika dhe janë të pabazuara. Unë mendoj se populli në zgjedhjet e tetorit ua tregoj LDK’së se ku e kanë vendin”, ka thënë Bulliqi.
Tutje, Bulliqi thotë se ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, i ka bërë dëm Aleancës në Podujevë.
“Unë mendoj se Haradinaj i ka bërë dëm jashtëzakonisht të madh degës së Aleancës në Podujevë”, shtoi Bulliqi.