Ronaldo vendoset në karantinë, a është infektuar me koronavirus?

09:51 | 13 Mars 2020

Mësohet nëse Ronaldo është infektuar me koronavirus.

Cristiano Ronaldo nuk është infektuar me koronavirus, pavarësisht se po mbahet në karantinë në vendlindjen e tij, në Madira.

Ylli i Juventusit do të mbetet në shtëpi teksa frika nga infeksioni është ende aty.

Shoku i tij i skuadrës, Daniele Rugani, u bë lojtari i parë në Serie A që u konfirmuar pozitiv në testet për koronavirus.

Klubi i Juventusit ka konfirmuar se ka çuar në izolim 121 pjesëtarë të skuadrës, përfshirë lojtarë, trajnerë e anëtarë të tjerë të tyre.

Presidenti i qeverisë rajonale të Madira, Miguel Albuquerque ka deklaruar: Unë nuk mund të flas për këtë çështje për arsye të mbrojtjes së të dhënave personale, por dua të them se situata është analizuar siç duhet dhe, në këtë kohë, është garantuar se nuk ka mundësi të infeksionit”.

Komento: