Maldini dhe Massara po luftojnë me grip, a janë të infekutar me koronavirus?

14:21 | 13 Mars 2020

Drejtorët e Milanit Paolo Maldini dhe Frederic Massara po luftojnë me gripin, por nuk është asgjë për tu shqetësuar.

Dyshimi u ngjall të dielën kur dyshja nuk ishin të pranishme për humbjen 2-1 të Milanas ndaj Genoas në San Siro, me drejtorin Ivan Gazidis i cili dukej i humbur në shkallët e stadiumit.

Ata qëndruan larg ekipit të tyre për shkak të shëndetit, dhe La Gazzetta dello Sport ka mësuar me shumë informacione si qëndron situata, përcjell ORAinfo.

Foto: Frederic Massara

Në fakt bëhet fjalë për një virus të thjeshtë gastrointestinal për dy drejtorët, por një gjë që është absolutisht e sigurt është që ata nuk kanë koronavirus (COVID-19).

Nuk ka asnjë alarm në Milano, ku stërvitja është ndërprerë për pjesën tjetër të javës së paku dhe nuk ka pasur programe speciale ose “detyra shtëpie pushimesh” për lojtarët.

Synimi është që ata të takohen përsëri brenda një jave dhe ndërkohë nuk ka lojtarë që janë në rrezik, por skenarët e rinj mund të hapen për sa i përket masave edhe më kufizuese në të gjithë Serie A. /ORAinfo/

Komento: