Kur do të rifillojnë ndeshjet në top 5 ligat evropiane?

17:17 | 13 Mars 2020

Koronavirusi ka prekur edhe botën e futbollit.

Të gjitha top pesë ligat evropiane janë suspenduar, si dhe kompeticionet e UEFA nuk do të mbahen sipas orarit.

Përhapja e madhe e Covid-19 ka bërë që ndeshjet e futbollit të mos mund të luhen. Suspendimi i kampionateve ka ardhur si masë mbrojtëse kundër përhapjes së koronavirusit.

Më poshtë lajmi ua përcjell datat se deri kur janë të suspenduara top pesë ligat evropiane.

Premierliga: Deri më 4 prill

Ligue 1: Periudhë të pacaktuar

Bundesliga: Deri më 2 prill

La Liga: Dy xhiro

Serie A: Periudhë të pacaktuar.

Komento: