
Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta ka dalë pozitiv në testet e koronavirusit.
Ai ka dhënë të rejat e fundit lidhur me gjendjen e tij.
Arteta mbrëmë është konfirmuar të ketë rezultuar pozitiv në testet e koronavirusit, duke rritur frikën te tifozët dhe skuadra e Arsenal.
Por, sot trajneri ka thënë se tashmë po ndihet më mirë, dhe ka falënderuar të gjithë për fjalët mbështetëse.
“Faleminderit për fjalët dhe mbështetjen tuaj. Po ndihem më mirë tashmë. Të gjithë po përballemi me një sfidë të madhe. Shëndeti i të gjithëve është ajo që ka rëndësi tani. Mbroni njëri-tjetrin duke iu përmbajtur udhëzimeve dhe së bashku do t’ia dalim. Punë e mirë nga PL për vendimin e duhur” ka thënë Arteta përmes ‘Tëitter’, transmeton lajmi.net.
Premierliga ka suspenduar kampionatin, pas takimit të zhvilluar sot.