Kishin kontakt me italianen e infektuar, ja çka po ndodhë me tri familje në Klinë

18:53 | 13 Mars 2020

Izohen tri familje në Klinë pasi kishin kontakt me italianen e infektuar.

Tri familje që tashmë janë vendosur në karantinë pasi dyshohet se kanë pasur kontakt me njërin prej të infektuarve me koronavirus, ka konfirmuar Qendra Kryesore Familjare në Klinë.

Siç mëson Express, 20-vjecarja e infektuar me koronavirus, punonjëse në Caritas, ka pasur kontakt me këto familje.

Ministri i Shendetësisë, Arben Vitia, në konferencën e jashtëzakonshme, ka konfirmuar se kanë dalë dy raste pozitive me koronavirus në Kosovë.

Komento: