Pritet të anulohen zgjedhjet në Podujevë

19:06 | 13 Mars 2020

Për shkak të rrezikut nga koronavirusi, pritet të anulohen zgjedhjet në Podujevë.

Zgjedhjet lokale në Podujevë, sipas gjitha gjasave, prite të anulohen, pas konfirmimit të dy rasteve të infektimit me koronavirus në Republikën e Kosovës.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka theksoi se nesër do të vendosin për hapat e mëtutjeshëm.

“Por, pas kësaj të situatës, me siguri se nesër do të takohemi dhe ta shqyrtojmë situatën. Ne do të informojmë qytetarët e Podujevës”, ka thënë ajo.

Komento: