Edhe një lojtar nga Serie A infektohet nga koronavirusi

19:49 | 13 Mars 2020

Skuadra e Fiorentinës ka dhënë lajme jo të mira lidhur me koronavirusin.

Skuadra ‘Viola’ konfirmon se lojtari i saj, Dusan Vlahovic, është prekur nga Covid-19.

Lojtari ka rezultuar pozitiv në testet e kryera për Covid-19.

Ai po qëndron në shtëpi, për të mos rrezikuar të tjerët.

Deri më tani në Serie A ka pasur edhe lojtarë të tjerë të prekur. Te Sampdoria janë konfirmuar katër raste, kurse te Juventus është Daniele Rugani i prekuri.

Komento: