
Agim Veliu i demanton akuzat e Shpejtim Bulliqit.
Edhe pse anuluan tubimet për shkak të coronavirusit, gara për kryetar komune në Podujevë po bëhet gjithnjë e më e nxehtë, ata po vazhdojnë me debate të ashpra dhe akuza të ndryshme, duke mos zgjedhur asnjë formë vetëm e vetëm që të arrijë deri te karrigia e të parit të Podujevës, ku deri pak javë këtë pozitë e mbante Agim Veliu, tani ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës.
Në një emision televiziv kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Shpetim Bulliqi, kishte akuzuar ish kryetarin Agim Veliu dhe kandidatin për kryetar nga radhët e LDK-se, për keq menaxhimin e projekteve dhe keqpërdorimin e tyre, me fokus të veçantë kishte akuzuar se projekti i komunës për ujërat e zeza i cili është bërë me një firmë austriake, ndërsa për shkelje teë shumta, Bulliqi ka akuzuar djemtë e Isa Mustafes, se bashkëpunëtorët e tyre janë përfitues tëe këtij projekti. (Video nga min. 18-)
Kosova kishte kontaktuar me zyrtaret përgjegjës nga komuna e Podujevës, të cilët e demanton z. Bulliqi lidhje me akuzat e bëra.
“Komuna e Podujevës ka zbatuar plotësisht legjislacionin e Kosovës, duke filluar nga Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Austrisë për bashkëpunimin financiar e cila u nënshkrua në 05.06.2012 dhe pas ratifikimit në Parlamentin e Kosovës më 06.12. 2012 si Ligj Nr. 04 / L- 166 bazuar në Nenet 18 dhe 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës bëhen pjesë e legjislacionit të Kosovës
Sipas nenit 5 të Marrëveshjes së Kornizës ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Austrisë (pjesë e Ligjit Nr.04 / L-166) janë të mundshme negociatat e drejtpërdrejta ndërmjet Përfituesit dhe Kontraktuesit.
Neni 5 – Prokurimi
Përveç mënyrave të prokurimit, të pranueshme sipas rregullave dhe rregulloreve kosovare, llojet e mëposhtme të prokurimit për projektin që do të financohen sipas skemës austriake të kredisë së butë gjithashtu mund të përdoren:
a. Oferta e kufizuar (e kufizuar në kompani të pranueshme sipas skemës së kredisë së butë austriake)
b. Kontraktimi i drejtpërdrejtë
Prandaj, siç shihet nga neni 5 i Marrëveshjes, negociatat direkt janë sipas Ligjit për Prokurimin e Kosovës, pas Ligjit Nr. 04 / L-052 Neni 15 (2) bazuar në nenin 65 (1) dhe nenin 19 (2) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Për sa i përket ofertave të kufizuara, të gjitha ato ishin kontraktuar sipas Ligjit të Prokurimit të Kosovës dhe Marrëveshjes midis Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë”.
Prandaj, kontraktori kryesor i ka paraqitur një ofertë Komunës së Podujevës, si një kompani e pranueshme sipas skemës së kredisë së butë austriake, e cila ishte negociuar dhe në fund u nënshkrua nga të dy palët”.



















